Daçiq: Nuk ka shenja që Greqia do ta njohë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deri më tani, nuk ka shenja se Greqia do ta njehë pavarësinë e Kosovës.

Lajme

14/08/2015 15:51

Këto deklarata i bëri pas publikimit të një shkrimi në mediat serbe se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka anuluar vizitën e tij të planifikuar ta bëjë gjatë vjeshtës në Beograd.

“Deri më tani nuk asnjë shenjë apo deklarim për ndryshim të qëndrimit të tyre”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Serbia dëshiron raporte më të mira me Greqinë, transmeton lajmi.net.

Ministri i jashtëm serb ka thënë se Serbia dhe Greqia kanë raporte miqësore e vëllazërore dhe se nuk ka “asnjë lloj të tensioneve, përveç përshtypjes që krijohet gjatë leximit të gazetave”.

Daçiq ka thënë se me kryeministrin grek është takuar në Egjipt gjatë hapjes së kanalit të Suezit, dhe se, sipas tij, Tsipras gjatë këtij takimi e ka paralajmëruar vizitën për në Beograd.

Mirëpo, sipas të përditshmes serbe “Danas” kryeministri grek Tsipars për momentin është duke menduar që të mos vijë në vjeshtë në vizitën e vet të parë zyrtare në Serbisë.

Arsye për anulimin e kësaj vizite të Tsipras, sipas Danas, po arsyetohet me faktin se në partinë qeverisëse në Greqi, po mbizotëron mendimi që “kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke zhvilluar politikë të adoleshentëve”.(Lajmi.net)