Daçiq merr garanci nga Irani për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka marr garanci nga Irani se nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me njohjen e Kosovës.

Lajme

04/08/2015 12:16

Në vizitën e tij dyditore në Teheran, sipas mediave serbe, Daçiq do të diskutojë lidhur mundësitë që dy shtetet të bashkëpunojnë, pas largimit të sanksioneve ndërkombëtare.

“Raportet me Iranin janë të rëndësishme për sa i përket shteteve të painkuadruara, raportit me Kosovën dhe botës islame”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, presidenti i Iranit, Hasan Ruhani dhe zyrtarë tjerë, në kërkesën e Daçiq, që të mos ndryshojnë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës, ata i kanë garantuar këtij zyrtari serb se ky shtet do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën. /lajmi.net/