Daçiq: Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të njihet nga UNESCO

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme

21/08/2015 16:47

Ai, ka ripërsëritur kundërshtimin e tij kundër këtij anëtarësimi dhe tha se këtë se lejon as rezoluta 1244

“Një numër të rasteve i kam theksuar për konstruktivitetin e udhëheqjes së Serbisë.. Ne jemi duke u ballafaquar me kërkesën e Prishtinës për tu kyçur në organizatat ndërkombëtare që janë të papranueshme për Serbinë”.

Në UNESCO, e cila sipas rezolutës 1244 nuk mund të merret si shtet dhe nuk mund të njihet nga ajo organizatë”, tha Daçiq.

Këto organizata, nëse e injorojnë rezolutën 1244, sipas Daçiqit atëherë do të ishte injorim i komplet Kombeve të Bashkuara. KosovaPress