Të Infektuar: 57.317

Të Shëruar: 50.487

Të Vdekur: 1.447

Daçiq: Kosova është e imja aq sa është edhe e Thaçit dhe Kurtit

12:59 | 14 Janar 2021

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq ka komentuar deklaratën e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq se Kosova nuk është serbe.

Ai për portalin serb “Kosovo online” tha  se “edhe nëse dikush mund të pajtohet me deklaratën e Kostiqit se Kosova nuk është serbe, dikush mund të thotë gjithashtu se Kosova nuk është shqiptare”.

“As Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë territorin e Kosovës, as Kosova, si një shtet gjoja i pavarur, nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë Kosovën. Ky është thelbi i problemit ”, theksoi ai.

“Kosova është po aq e imja, siç është edhe e Thaçit dhe Kurtit. Kjo është arsyeja pse është shumë më mirë të negociohet, dhe nëse dikush është fajtor për krime, atëherë ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato krime’, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

Mes tjerash Daçiq deklaroi se nuk kanë qëllime të fshehura në lidhje me Kosovën, duan një kompromis dhe sipas tij ky kompromis duhet të marrë parasysh interesat e serbëve dhe shqiptarëve”.
“Nëse dialogu do të jetë i suksesshëm, ai mund të bazohet në atë. Nëse nuk ka ndonjë propozim për një kompromis, nuk ka asnjë iniciativë që do të çojë që Serbia të pranojë diçka”.