Daçiq ka një propozim për serbët në lidhje me Britaninë e Madhe

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar sërish ndaj Britanisë së Madhe.

Lajme

04/04/2019 08:59

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka reaguar pas sugjerimeve nga Londra zyrtare për shtetasit e Britanisë së Madhe që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës.

“Unë i porosis serbët të mos udhëtojnë në Britaninë e Madhe derisa atje të jetë ky kaos politik, protestat dhe jostabiliteti. Më duhet të jem kështu cinik tani kur Britania e Madhe para terroristëve shqiptarë dhe xhihadistëve në Kosovë paralajmëron shtetasit e saj të mos shkojnë në krahina serbe. Nuk e di se çfarë është duke u përgatitur për veriun e Kosovës kur bëjnë paralajmërime të tilla”, deklaroi Daçiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.

Ai nuk e ja përjashtuar mundësinë e shfaqjes së incidenteve të reja. Daçiq ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që bëhet një paralajmërim i tillë.

Sipas fjalëve të tij, paralajmërimet që bëhen për veriun e Kosovës, nganjëherë janë edhe të lidhura me kriminalizimin e serbëve që udhëheq Prishtina. /Lajmi.net/