Daçiq i këndon Putinit, shikojeni reagimin e presidentit rus
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka kënduar për presidentin rus, Vladimir Putin në darkën solemne në Pallatin e Serbisë.
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq e ka mbajtur premtimin dhe këndoi “Kaljinkun” gjatë darkës solemne në pritje të presidentit rus, Vladimir Putin në Pallatin e Serbisë.
Mediat serbe kanë publikuar pamjet ku Daçiq shfaqet si këngëtar para Putinit dhe mysafirëve të tjerë nga delegacioni rus, përcjell lajmi.net.
Putin qëndroi të enjten për vizitë në Beograd ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve serbë. /Lajmi.net/