Daçiq flet nga vendi i ngjarjes: U angazhuan 400 policë, e përcollëm me kamera por nuk deshi të dorëzohej

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciq është lajmëruar nga vendi i ngjarjes ku raportohet të jetë vrarë Faton Hajriz. Sipas raportimeve të para thuhet se Hajrizi kishte shtënë sërish në drejtim të policëve serbë, por që të njëjtit më pas e goditën dhe e lanë pa shenja jete. “Ishin dy netë pa gjumë për të…

Lajme

19/07/2024 15:42

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciq është lajmëruar nga vendi i ngjarjes ku raportohet të jetë vrarë Faton Hajriz.

Sipas raportimeve të para thuhet se Hajrizi kishte shtënë sërish në drejtim të policëve serbë, por që të njëjtit më pas e goditën dhe e lanë pa shenja jete.

“Ishin dy netë pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policë, stacionet e helikopterëve, autoritetet e policisë kufitare. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollën këtu për të parë se si duket. Me të shtënë nga policia ai u vra, sepse nuk deshi të dorëzohej. Kjo duhet të jetë vrasja e tij e pestë apo gjashtë, sepse vrau edhe të tjerë.Me këtë ne zgjidhëm jo vetëm terrorizmin shqiptar, por edhe çështjet ndërkombëtare. Nuk do të kemi mëshirë për askënd, një polic humbi jetën në krye të detyrës dhe kishim frikë se do të kishte vrarë dikë tjetër.”, tha Daciq, transmeton lajmi.net.

Ai tha se vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi ka gënjyer.

“E ndoqëm në kamerë për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë, ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”, shtoi ai./Lajmi.net/