Daçiq: Edhe një shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës

10:51 | 16 Gusht 2019

Ivica Daçiq ka deklaruar se edhe një shtet i ri ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se edhe një shtet i ri ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ai madje ka shtuar se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit në Serbi do t’i zbulojë emrat e 15 shteteve që sipas tij kanë tërhequr njohjet e Kosovës.

Daçiq për “RTS” ka thënë se aktualisht më pak se 100 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Presidenti Vuçiq më ka thënë që gjatë kësaj jave të mos bëjmë asgjë që mos të del sikur jemi duke e bërë për shkak të kërkesës së QUINT-it. Ne kemi angazhime të vazhdueshme me shtetet që e kanë njohur Kosovën por nuk kanë qëndrim të qartë rreth Kosovës dhe jemi nisur nga lista që zyrtarët nga Prishtina e kishin publikuar me 116 shtete që e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ai.

“Ne e kemi kontrolluar listën dhe numri i atyre shteteve është nën 100. Ekzistojnë 14 shtete që kanë tërhequr njohjen. Javën e ardhshme do ta tregojë emrin e shtetit të 15”, u shpreh Daçiq. /Lajmi.net/