Daçiq: Do të detyrohemi të mbyllim kufijtë për refugjatët

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se nëse shtete të caktuara në Ballkan mbyllin kufijtë për refugjatët, edhe Serbia do të detyrohet që të ndërmarrë masa të njëjta në kufi me Maqedoninë.

Lajme

09/02/2016 20:15

Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz, Daçiq tha se refugjatët nuk mund të përfundojnë në Serbi për qëndrim të përhershëm, transmeton KosovaPress.

“Është e rëndësishme që vendet të shkëmbejnë informacione lidhur me krizën e refugjatëve që të mos ketë të papritura, por të kemi një politikë të parashikueshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kurz tha se edhe vendi i tij, Austria, nuk mund të pranojë një numër të palimituar të refugjatëve.