Dacic vjen në Kosovë më 19 tetor
Ivica Dacic do të qëndrojë në Komunën e Graçanicë, më 19 tetor. Ai do t’u bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, do të vizitojë Kosovën, më 19 tetor.
Ai do të qëndrojë në Komunën e Graçanicës, prej nga do t’u bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Kryeministrin serb ka thënë, sipas gazetës “Politika” të Beogradit, se është në interes të Serbisë që të thërrasë serbët në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit”.
“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”.