Dacic pret raport pozitiv nga Ashton
Kryeministri serb Ivica Dacic thotë se raporti i Catherine Ashton nuk mund të jetë ideal, nëse s’arrihet marrëveshje me Kosovës për gjyqësinë.

Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se pret raport pozitiv nga Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Catherine Ashton.
Ai ka thënë se konferenca e parë ndërqeveritare Serbi-BE do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.
Dacic ka thënë se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje.
Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel Kryeministrash është mbajtur të premten dhe ka dështuar të prodhojë marrëveshje për gjykatat në veri.