Dacic e do neutrale OSBE’në

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic shprehu sot bindjen se pjesëmarrja e OSBE’së në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës do të sjellë zgjedhje objektive, ndërsa përmendi domosdoshmërinë që kjo organizatë t’i përmbahet neutralitetit ndaj statusit “të krahinës jugore”. Dacic priti të martën në kabinetin e tij ambasadorët…

Lajme

10/09/2013 11:17

Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic shprehu sot bindjen se pjesëmarrja e OSBE’së në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës do të sjellë zgjedhje objektive, ndërsa përmendi domosdoshmërinë që kjo organizatë t’i përmbahet neutralitetit ndaj statusit “të krahinës jugore”.

Dacic priti të martën në kabinetin e tij ambasadorët e shteteve anëtare të OSBE’së të akredituar në Beograd, ku theksoi se në zgjedhjet e 3 nëntorit duhet të dalë një numër sa më i madh i serbëve.

Duke folur për orgaënizimin e zgjedhjeve në veri nga OSBE, Dacic u shpreh se ky është rast që Serbia i jep organizatës që ta forcojë rolin e vet.