Dacic beson te takimi i Brukselit

Takimi i së hënës në Bruksel mes Kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic pritet të jetë vendimtar për vizitat e zyrtarëve serbë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lajme

06/10/2013 11:38

Zyrtarët të lartë të Serbisë presin që takimi i së hënës që pritet të mbahet në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, t’u lejojë atyre të bëjnë vizita elektorale në Kosovë.

Kryeministri serb Ivica Dacic ka thënë për mediat serbe se e sheh shumë të rëndësishëm këtë takim dhe shprehet optimist se do të shërbejë për të lejuar atë ta vizitojë Kosovën gjatë fushatës.

“Në interes është që procesi paqësor të vazhdojë dhe të arrihen rezultatet pozitive. Jam optimist në kuptimin që me vetë faktin se takimi është caktuar, kemi tregues se sa kuptohet pesha e problemit në këtë moment. Por, nëse ai vendim nuk ndryshon nga ana e tyre, prania ime do të përfundojë”.

Gjithashtu edhe Zëvendëskryeministi i parë serb Alenksadar Vucic thotë se tash duhet të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë.

Vucic thotë se nuk e ka ndërmend që t’i ndërpresë vizitat në Kosovë.

“Pres që të sundojë arsyeja dhe shpresoj që të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë, ndërsa unë gjithnjë kam shkuar në Kosovë dhe gjithherë do të shkojë”.