Dacic akuzohet për “tradhti kombëtare”

Dy deputetë të Parlamentit të Serbisë kanë ngritur padi kundër Ivica Dacic për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit. Ata kanë futur edhe akuzën për prishjen e sovranitetit të Serbisë.

Lajme

26/12/2013 13:23

Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Serbisë, Marko Jaksic dhe deputeti i pavarur Borislav Pelevic kanë ngritur një akuzë kundër kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Ndërsa, këta dy deputetë kanë kërkuar Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic që të përsëriten zgjedhjet lokale në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

“Do të bëjmë një padi penale kundër shefit të qeverisë, Ivica Dacic i cili e ka shkelur Kushtetutën e Serbisë që nënkupton se ka bërë tradhti kombëtare. Ne detyrohemi për një veprim të tillë duke pasur parasysh detyrën si deputetë dhe patriotë. Askush nuk ka të drejtë që ta shesë atdheun dhe territorin në të cilin jemi rritur dhe jetojmë”.

“Në këtë akuzë hyjnë edhe përcaktimi i pikave doganorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi që kryeministri i cili ka për detyrë të garantojë sovranitetin e shtetit, ka ndërtuar dogana në mes të territorit tonë”.