Curry me rekord të ri, bëhet basketbollisti i dytë në histori të NBA me 3 pikësh të shënuar

Stephen Curry vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij, të shtunën ai arriti një rekord të ri. Curry u bë basketbollisti i dytë në NBA që ka shënuar më së shumti tre pikësh në histori të kampionatit.

Sport

24/01/2021 10:27

Gardiani i Golden State Warriors, Stephen Curry, kaloi në Reggie Miller në “Hall of Fame” për shënimin e dytë me 3 pikë në histori nga një basketbollist në historinë e NBA pasi në karrierën e tij ai  shënoi 2,561 herë tre pikë, transmeton lajmi.net.

Curry kaloi Reggie Miller, dhe qëndron pas Ray Allen i cili ka shënuar 3 pikësh 2973 hërë, ndërsa Curry ka 411 pikë më pak se Allen.

Miller i ofroi Curryt urimet e tij në një vizitë të befasishme gjatë një konference gazetarët.

“Ju jeni një frymëzim për kaq shumë të fëmijë të vegjël”, tha Miller duke mbajtur djalin e tij të ri, Ryker, i cili kishte veshur fanellën e Curry.

Curry u shpreh i ngazëllyer nga befasia e Millerit.

“Është një befasi e veçantë. Unë e shikoja atë duke u rritur, duke e parë atë duke luajtur, duke luajtur kundër babait tim. Duke imituar shumë gjëra që ai bëri si lëvizja pa top. Gjithmonë e thosha se ai dhe Steve Nash, gjithmonë u përpoqa të merrja më të mirën nga ata dy lojtarë”, perfundoi Stephen Curry./Lajmi.net/

YouTube player