“Curri” lirohet nga paraburgimi
Ismet Osmani, i njohur si “Curri” është liruar nga paraburgimi.

Lajme
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Alban Arifi, shkruan lajmi.net.
“Kanë pushuar arsyet e arrestimit të tij, ndërkaq ai është liruar”, ka thënë Arifi.
Osmanit masa e paraburgimit nuk do t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër, as atë të arrestit shtëpiak.
Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes.
Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/