Çuriçiç: Shqipëria e treta me meritë
Selektori i Serbisë, Radovan Çuriçiç, e ka bërë një deklaratë të papritur para përballjes me Shqipërinë.

Sport
Çuriçiç i ka thurur lavde Shqipërisë duke thënë se ndodhet në vendin e tretë me meritë.
“E respektoj kombëtaren shqiptare. Janë një ekip që janë rritur shumë dhe në vend të tretë janë me merita. Nuk janë aspak rastësisht në këto pozita”, ka thënë trajneri, transmeton Panorama Sport.
Çurçiç e ka vlerësuar ndeshjen me Shqipërinë si më të vështirën si mysafir.