Cuper kritikon Ramosin: A je doktor?

11:49 | 6 Qershor 2018

Hector Cuper ka ngacmuar Sergio Ramosin për deklaratat e tij për lëndimin e Mohamed Salah.

Hector Cuper, e ka mbrojtur sulmuesin Mohamed Salah pas talljes së Sergio Ramosit me reagimet ndaj ndërhyrjes së tij në yllin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.

“Unë nuk jam doktor, nuk e di nëse Ramosi është doktor. Salah luajti në finale dhe u lëndua”, tha Cuper.

“Nuk kam asnjë dyshim se Salah do ta vazhdonte ndeshjen sikur të mundte, sepse finalja e Ligës së Kampionëve është e jashtëzakonshme”, shtoi ai.