Çun Lajçi: Reciprocitetin do ta keni kur t’i thotë baba Biden!

Çun Lajçi ka dy fjalë lidhur me çështjen e reciprocitetit.

ShowBiz

26/05/2021 15:53

Aktori Çun Lajçi përmes postimeve në rrjete sociale, shpeshherë prek temat aktuale, shkruan lajmi.net.

Me anë të statusit të fundit, aktori flet lidhur me çështjen e reciprocitetit si dhe kritikat që ia ka bërë së fundi kryeministrit.

Ai thotë se e ka votuar atë dy herë dhe do ta votojë edhe tri herë të tjera, ndërsa thotë se komentuesit ‘turren pa pasë ku me kërcy’.

Lajçi shton se reciprociteti do të vendoset, por kjo gjë do të ndodh vetëm atëherë kur të thotë Joe Biden.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ÇUN LAJÇIT, PA NDËRHYRJE:

“Keni ba turr pa pasë ku me kcye
Unë e kam votua Albinin dy herë, e do ta votoj edhe tri tjera, prandaj e marr guximin me ia thanë dyshimin tim për shumëçka, ani që s’e njoh e s’me njeh!
Por ju, që kurrë s’u pajtuet me t’vertetat e tij, as për Specialën, as për Demarkacionin, për Zajednicën, e shkëmbimin e teritoreve, pse turreni pa pasë ku me kcye?
Ai njiherë iu ndëgjoi dhe sharroi! E cytët për reciprocitet, e tue vajtua kcyet n’Amerikë! E alarmuet Grenellin: Na prishi me babën ky kopilani, dhe n’mesnatë, kur ne ishim n’karantinë, e rrëzuet!
Tash pritni, se s’asht kopil ma, asht ba stërkopil, që s’e mashtroni as me reciprocitet, as me dialog, as me Jugosllavia t’reja e t’vjetra, por as me bashkimin kombëtar. Kurgja mos baftë, bile Lumës i bashkohemi!
Tani ai asht Amerikë, e ju prita t’errta sokaqeve!
Reciprocitetin do ta keni, kur t’i thot baba Biden!
Mos rrejta diçka Albin?
Kurriz, 26.05.2021″.  /Lajmi.net/