Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha besuar se një Drenicë do t`i gëzohej humbjës se djalit të Hamëz Jasharit

Aktori i njohur ka reaguar në Facebook përmes një postimi.

ShowBiz

18/10/2021 15:32

Çun Lajçi kishte disa fjalë për t`u thënë të gjithë atyre të cilët festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj, shkruan lajmi.net.

Përmes postimit ai tha se nuk do ta besonte kurrë se një ditë ai do të ishte dëshmitar i festimeve për humbjen e djalit të Hamëz Jasharit.

Ai tha se Drenica ka trima mirëpo nuk ka qenë në dijeni se ata urrejnë trimin e tyre.

“Jasharajt janë Kosova
Tri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.
S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!
Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”
Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?
Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.
E kisha nga frika, jo nga profecia!
Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush s’u skuq e m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”)
Drenica ka pasë trima, këtë e dinë të gjithë, por s’e kam ditë se e urrenë trimninë e vet e njeriun e vet s’e don. S’e kaq leht mashtrohen!
Humbje asht për VV-në, AAK-në e partitë lakmiçare si PDK, por i biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!
Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them as unë!
18.10.2021″, shkroi ai./Lajmi.net/