Çuditshëm pa Fergusonin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se udhëtimi në Manchester United të dielën do të jetë i “çuditshëm”, pa Sir Alex Fergusonin. Ata ishin dy menaxherët me qëndrimin më të gjatë në futbollin anglez para pensionimit të Fergusonit në maj. Arsenali mund të krijojë 11 pikë epërsi ndaj skuadrës nga Old Trafford në rast…

Sport

08/11/2013 18:15

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se udhëtimi në Manchester United të dielën do të jetë i “çuditshëm”, pa Sir Alex Fergusonin. Ata ishin dy menaxherët me qëndrimin më të gjatë në futbollin anglez para pensionimit të Fergusonit në maj.

Arsenali mund të krijojë 11 pikë epërsi ndaj skuadrës nga Old Trafford në rast të fitores dhe Ëenger beson se është ende herët të vlerësohet pasardhësi i Fergusonit, David Moyes.

“Do të jetë pak sa e çuditshme pa Sir Alex Fergusonin atje të dielën”, deklaroi Wenger.

“David Moyes ka bërë punë të mrekullueshme në Everton andaj ne duhet ta lejmë atë të punoj i qetë në Manchester United, ku ngadalë është duke e bërë këtë. Ju mund ta shihni këtë me rezultatet e fundit. Kur dikush është në një klub për 36 vjet dhe largohet, nevojitet kohë për tu përshtatur trajneri i ri. Është shumë e rrezikshme dhe e vështirë për menaxherin që vjen. Për mua, Moyes është duke u ballafaquar mjaft mirë me situatën”, u shpreh strategu francez.