Çudia veriore: Gazetarët serbë kërkojnë që Ivanovic të mbrohet në liri

Një grup prej shtatë gazetarësh serbë nga veriu i Kosovës, ka kërkuar të mërkurën nga EULEX-i që t’i mundësoj menjëherë liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, mbrojtjen në liri.

Lajme

19/03/2014 16:43

Një grup prej shtatë gazetarësh serbë nga veriu i Kosovës, ka kërkuar të mërkurën nga EULEX-i që t’i mundësoj menjëherë liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, mbrojtjen në liri.

“Arrestimi i Ivanovicit është diçka që na ka shokuar, sepse e njohim shumë mirë dhe jemi të bindur se ai është i pafajshëm”, thuhet mes tjerash në letrën e gazetarëve dërguar EULEX-it dhe përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.

Sipas tyre, serbët në Kosovë janë qytetarë të rendit të dytë, dhe se për ta nuk vlen fuqia e së drejtës, por e drejta e fuqisë.

Ivanovic i cili aktualisht ndodhet në burgun e veriut të Mitrovicës, është arrestuar më 27 janar nga pjesëtarët e EULEX-it, për shkak të dyshimeve për vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 1999-2000, raporton Rtklive.