Cucurella në radarin e Manchester City

Manchester City kanë filluar të mendojnë për një lojtar që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes.

Sport

18/05/2022 08:32

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Manchester City janë duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë funteve për kartonin e Marc Cucurella.

Pep Guardiola beson se mund ta zgjidhë problemin e ‘Citizens’ për krahun e majtë të mbrojtjes, me Cucurellan që ka fituar më shumë topa sesa secili mbrojtës i majtë në ligë këtë sezon.

Cucurella si lojtarë është rritur në akademinë e Barcelonës dhe mund të jetë i njoftuar sipërfaqësisht me taktikat e Guardiolas.

Lojtari i Brighton mund të jetë goditja e radhës e Man City, pasi skuadra nënshkroi marrëveshjen e madhe me Erling Haaland. /Lajmi.net/