Cuadrado nuk largohet
Juan Guillermo Cuadrado nuk do të largohet nga Fiorentina në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Ylli kolumbian ka konfirmuar se do të mbetet në Firencë.

Sport
Juan Guillermo Cuadrado ka konfirmuar zyrtarisht se ku do të luajë në sezonin e ri.
Ylli kolumbian, i shumëkërkuar gjatë këtij afati kalimtar të verës nga gjigantë të futbollit evropian si Manchester United e Barcelona, ka njoftuar se do të mbetet te Fiorentina.
“Mbetem me entuziazëm dhe me bindje se mund ta udhëheq Fiorentinën gjithnjë e më lart, së bashku me bashkëlojtarët e mi. Forza Viola”, ka shkruar Cuadrado në profilin e tij në Instagram.