Cuadrado në Barcelonë, tash ose kurrë

Ylli i Fiorentinës, Juan Cuadrado do të transferohet në Barcelonë, tash ose kurrë, shkruan e përditshmja sportive katalan “Sport”.

Sport

09/08/2014 16:49

Transferimi i Juan Cuadrados në Barcelonë do të ndodhë tani ose kurrë.

Sipas “Daily Express”, Manchester United është një prej klubeve rivale të gjigantit katalan që është në garë për transferimin e yllit kolumbian.

Mirëpo, “Sport” njofton se trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique është po aq i interesuar për Cuadradon, objektiv i tij i rëndësishëm nga dita kur mori drejtimin e skuadrës nga Camp Nou.

Andaj, Fiorentina ka njoftuar se futbollisti ka kërkuar që të largohet nga klubi dhe se do të jetë e hapur për t’i vlerësuar ofertat për shërbimet e Cuadrados.

“Cuadrado në Barcelonë, tash ose kurrë”, shkruan titulli në portalin “Sport.es”. Kjo mbetet të shihet.