Cuadrado: Copa America mbahet çdo vit, shpresoj që Argjentina ta fitojë dhe CONMEBOL më në fund ta ndryshojë këtë gjë

Juan Cuadrado ka bërë një deklaratë interesante.

Sport

07/07/2021 18:51

Kolumbia u eliminua në gjysmëfinale të Copa Americas në penalti nga Argjentina, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, sulmuesi kolumbian, Juan Cuadrado nuk ishte i kënaqur me organizimin vjetor të Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore, CONMEBOL-it.

Cuadrado deklaroi se organizimi i Copa Americas çdo vit po i lodh lojtarët dhe nuk duhet të jetë kështu dhe ai shpreson që Argjentina ta fitojë në mënyrë që të mos organizohet ky turne çdo vit, duke aluduar se organizimi bëhet çdo vit vetëm për t’ia dhënë Argjentinës mundësinë për ta fituar.

“Ne jemi të lodhur, fizikisht dhe emocionalisht”, tha ai.

“Kjo duhej të ishte koha jonë e pushimit, por në vend të asaj ne luajmë ende sepse çdo vit organizohet një Copa America”, tha Cuardado.

“Shpresoj që nëse Argjentina e fiton këtë herë, CONMEBOL më në fund do të pushojë së organizuar këtë kampionat çdo vit”, përfundoi Juan Cuadrado./Lajmi.net/