CS:GO PGL Major – ‘FaZe’ fitojnë finalen kundër ‘NaVi’

‘FaZe’ është skuadra më e mirë në PGL Major të CS:GO.

Sport

22/05/2022 22:37

Në turneun e zhvilluar në Antwerp të Belgjikës, ‘FaZe’ është shpallur skuadra më e mirë në botë, shkruan lajmi.net.

‘FaZe’ arritën të fitojnë finalen e madhe kundër NaVi, duke dalë fitues në dy mapa.

Në ‘Inferno’, ‘FaZe’ fituan me rezultatin pas 19:16 vazhdimeve. ‘Inferno’ ishte zgjedhur nga ‘FaZe’.

Kurse, në ‘Nuke’ të zgjedhur nga NaVi, skuadra e ‘FaZe’ fitoi 16:10 për të mbyllur gjithçka dhe për të fituar finalen me rezultat të përgjithshëm 2:0.

‘FaZe’ kështu shpallet skuadra më e mirë në turneun ku morën pjesë edhe ‘Bad News Eagles’ të Kosovës. /Lajmi.net/