Crvena Zvezda eliminon Tiranën nga Liga e Kampionëve

Tirana është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/08/2020 21:53

Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 0-1 nga serbët e Crevena Zvezdës në ‘Air Albania Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0.

Golin e fitores mysafirët serb e shënuan në minutën e 67′, me anë të portugezit Tomane.

Kjo ndeshje u zhvillua pa praninë e tifozëve, shkaku i situatës me COVID-19.

Tirana, tani garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.