Cruyff: Messi ishte shpëtimtari i Barcelonës ndaj Juves

Legjenda holandeze, Johan Cruyff ka thënë se ishte Messi njeriu që e ka shpëtuar Barcelonën në takimin kundër Juventusit.

Sport

08/06/2015 16:32

Johan Cruyff është i bindur se Barcelona nuk do ta kishte mposhtur Juventusin me rezultat 3-1 nëse aty nuk do të ishte Messi.

“Ishte një finale e Ligës së Kampionëve shumë e bukur për t’u shikuar, sepse Barcelona dhe Juventusi kanë luajtur ashtu siç ne kemi pritur”.

“Me stilin e lojës së tij, Messi e shpëtoi skuadrën e Barcelonës. Ai ndoshta nuk ka bërë shumë lëvizje, por vetëm shikojeni sesa presion ka vënë te skuadra kundërshtare”.

“Ai ka fituar gjithashtu shumë topa dhe shumë faula”, tha përfundoi Cruyff deklaratën e tij për De Telgraaf.