Cruyff bojkoton Nou Campin

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka njoftuar se nuk do të shkojë më në Nou Camp përderisa Sandro Rosell të jetë president i gjigantit katalan. Ikona e Holandës kaloi 13 vjet në klub duke shërbyer si futbollist dhe trajner. Por, ai nuk ka marrëdhënie të mira me Rosellin. Cruyff, i cili kaloi karrierë të suksesshme…

Sport

11/09/2013 20:04

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka njoftuar se nuk do të shkojë më në Nou Camp përderisa Sandro Rosell të jetë president i gjigantit katalan.

Ikona e Holandës kaloi 13 vjet në klub duke shërbyer si futbollist dhe trajner. Por, ai nuk ka marrëdhënie të mira me Rosellin.

Cruyff, i cili kaloi karrierë të suksesshme edhe në Ajax, ka konfirmuar se nuk do të jetë prezent në Nou Camp në përballjen e skuadrave në Ligën e Kampionëve, javën e ardhshme.

‘Nuk do të shkoj në Nou Camp përderisa Rosell është president i Barcelonës, andaj nuk do të jem në ndeshjen Barcelona-Ajax. Shpresoj që Ajax të fitojë duelin”, deklaroi Cruygg për RTL Late Night.

Gjatë periudhës që kaloi te Barcelona, Cruyff fitoi një Kupë të Evropës, një Kupë të Fituesve të Kupës dhe katër tituj të La Ligës.