Cristiano Ronaldo pozon nudo për Vogue bashkë me të dashurën Irina

Futbollisti portugez pozon për kopertinën e revistës Vogue Espana bashkë me të dashurën e tij Irina Shayk.

ShowBiz

19/05/2014 16:22

Jo vetëm që është lojtari më i mirë në botë, por Cristiano Ronaldo shpesh ka demsotruar se është edhe një model shumë i mirë.

Ai këtë herë ka zgjedhur të pozojë totalisht nudo, i fshehur pas të dashurës së tij supermodele, Irina Shayk për kopertinën e numrit të ri të revistës Vogue në Spanjë.

Të fotografuar nga Mario Testino, çifti duken për mrekuli në ballinë me mbishkrimin ‘Dashuria dhe Futbolli’ e derisa Ronaldo paraqitet i zhveshur, Irina ka të veshur një fustan të bardhë ku tregon një pjesë të këmbës dhe gjoksin.