Cristiano Ronaldo ka një lajm të keq për Ajaxin

Cristiano Ronaldo ka një bilanc fantastik të golave në ballafaqime me Ajaxin në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/03/2019 14:26

Cristiano Ronaldo do të paraqesë rrezikun kryesor për Ajaxin në duelin e tyre me Juventusin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi portugez po ashtu ka bilanc të shkëlqyeshëm në duelet me holandezët në kuadër të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Ronaldo ka shënuar 7 gola kundër Ajaxit.

Ai ka realizuar më shumë vetëm ndaj Bayern Munichut (9) dhe ekipit të tanishëm Juventus (10). /Lajmi.net/