Cristiano Ronaldo do të përfitojë afro 500 mij funte në javë tek Man Utd

Rikthimi senzacional i Cristianos në Manchester United është më afër se kurrë që të ndodhë.

Sport

27/08/2021 17:18

Juventusi tashmë kanë marrë një ofertë zyrtare nga Manchester United, që thuhet se është rreth 25 milion euro plus bonuse, dhe klubi italian janë duke e konsideruar këtë ofertë.

Transferimi duket se është i pashmangshëm, dhe Cristiano e dëshiron këtë lëvizje gjithashtu.

Siç raporton gazetari i ‘SkySports’, portugezit i është ofruar kontratë dy-vjeçare tek ekipi i Manchesterit, ku do të përfitojë rreth 480 mij funte në javë, gjatë dy sezoneve tek klubi anglez, që do të bëhej automatikisht lojtari më i paguar në Premier Ligë.

Mbetet të shihet gjatë orëve në vazhdim për tu sqaruar gjithçka rreth këtij transferimi. /Lajmi.net