Crema Catalana – ëmbëlsira më e famshme spanjolle

Kjo eshte nje nga embelsirat me te famshme ne Spanje, mos te themi më e famshmja!

Lifestyle

24/06/2021 10:02

Crema Catalana behet vetem me qumesht, veze dhe trashet edhe me pak niseshte ndersa kremi brulee behet me pana dhe pa niseshte vetem veze. Catalana behet ne vater ndersa krem brulee ne furre.

Te dyjave i digjet sheqeri siper.

Perberesit:

500 ml qumesht

5 te verdha veze

95 gr sheqer

Lekure limoni ose portokalli

Shkop kanelle ose vanilje me deshire

1 luge gjelle plot niseshte

Pergatitja eshte shume e thjeshte sikur po bejme nje puding por me veze

Vendosim qumeshtin te ngrohet nderkohe brenda i kemi hedhur 60-70 gr sheqer, lekuren e limonit, 1 shkop kanelle & pak vanilje.

Kur eshte afer vlimit e fikim dhe i lejme te marrin mire aromat. Nderkohe ne nje ene rrahim te verdhat e vezes me 2 luge gjelle sheqeri.

Ne nje ene tjeter hedhim 1 gote qumesht te ftohte dhe tresim nisheshtene, kete ia shtojme vezeve dhe i perziejme mire.

Mases i shtojme dhe qumeshin e ngrohte te cilin e kullojme. I perziejme dhe e kalojme ne zjarr per 9-10 min duke e perzier gjithe kohen deri sa trashet kremi.

E kalojm ne tasat e qeramikes dhe e lejme ne frigorifer te pakten 4-5 ore. Nese doni qe mos formohet cipa siper mbulojini me qese kuzhine.

Kur e nxjerrim per ta servirur i djegim sheqerin siper. /Lajmi.net/