CR700

Cristiano Ronaldo është pranë arritjes së një rekordi historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Sport

11/10/2019 15:52

Nëse ai shënon dy gola në sfidën mes Portugalisë dhe Luksemburgut në kualifikimet për Euro 2020, ai do të arrijë në numrin e 700 golave në karrierën e tij.

Këtë shifër të jashtëzakonshme, Ronaldo jo vetëm se mund ta arrijë para Lionel Messit, por do të bëhet vetëm futbollisti i gjashtë që shënon mbi 700 gola në karrierë.

Aktualisht, Ronaldo numëron 698 gola, 26 më shumë se Lionel Messi, që ka shënuar 672.

Në botë sot janë vetëm pesë lojtar që kanë arritur këtë numër.

Josef Bican numëron 805 gola, i ndjekur nga Romario që ka shënuar 772, Romario 767, Ferenc Puskas 746 dhe Gerd Muller, 735./Lajmi.net/