CR7, Juventusit: I dua këta lojtarë në skuadër

17:45 | 23 Prill 2019

Cristiano Ronaldo u transferua te Juventus verën e kaluar, për të udhëhequr këtë skuadër drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, pas pritjes së gjatë 23 vjeçare.

Pavarësisht transferimit të tij, dhe pagës së madhe prej 30 milionë euro në vit, ëndrra e Juventusit me Cristiano Ronaldon është shuar përsëri, pas eliminimit nga Ajax.

Mediet në Itali bëjnë të ditur se pas eliminimit nga Ajax, Ronaldo u ka bërë të ditur drejtuesve të Juventus se në skuadër për sezonin e ri, dëshiron disa lojtarë.

Sipas Corriere dello Sport, listës së Ronaldos i prinë talenti portugez Joao Felix, përcjell lajmi.net.

Emrat tjerë janë ish bashkëlojtarët e Ronaldos te Reali, Isco dhe Raphael Varane.

Federico Chiesa, Tanguy Ndombele, Matthijs de Ligt dhe Kostas Manolas, janë emrat e tjerë që janë diskutuar nga Ronaldo dhe zyrtarët e Juventusit për transferim në Torino./Lajmi.net/