CR7 i përgjigjet Simeones, shikoni festimin e portugezit

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë festimit të para tre javë të Diego Simeones.

Sport

12/03/2019 23:22

Trajneri argjentinas, kishte festuar çuditshëm kur Atletico Madrid po mposhte Juventusin në ndeshjen e parë në ‘Wanda Metropolitnano’.

Për këtë festim, Simeone ishte dënuar me një gjobë prej 20 mijë euro nga UEFA.

Por, një përgjigje për Simeonen ka pasur Cristiano Ronaldo, që shënoi tre gola në ndeshjen e kthimit, për fitoren 3:0 të Juventusit, rezultat që dërgon ‘Zonjën e Vjetër’ në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

34 vjeçari portugez, gjatë festimit në fund të ndeshjes nuk ka mundur të mos i përgjigjet në të njëjtën Simeones./Lajmi.net/