Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

CR7 edhe zyrtarisht nuk ftohet për derbin me Romën

14:01 | 1 Gusht 2020

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është jashtë garës për golashënuesin më të mirë në Serie A dhe Këpucën e Artë të Evropës.

Ylli portugez nuk është ftuar nga trajneri Maurizio Sarri për ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A, kundër Romës.

Juventus, sonte me fillim nga ora 20:45, takohet me Romën në ‘Allianz Stadium’, shkruan lajmi.net.

Me Juventusin që ka siguruar titullin kampion, Sarri ka vendosur të pushojë Ronaldon.

Me mos përfshirjen e tij, edhe zyrtarisht Ciro Immobile fiton garën për golashënuesin më të mirë në Serie A, e po ashtu edhe Këpucën e Artë të Evropës./Lajmi.net/