CR7 dhe Messi më 9 dhjetor në Bernabeu, kjo është arsyeja
CONMEBOL javën e kaluar ka vendosur që ndeshja e dytë finale e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors do të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ Madrid.

Sport
Ndeshja e parë në shtëpinë e Boca Juniors pati përfunduar 2:2, ndërsa ndeshja e kthimit në Monumental të River Plate nuk arriti të zhvillohej shkaku i incidenteve të shkaktuara nga tifozët vendas.
Në një situatë aspak të favorshme, CONMEBOL ka vendosur që ndeshja e kthimit të luhet në Bernabeu, më datën 9 dhjetor.
Ndryshimi i lokacionit të kësaj finale, ka bërë që edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të jenë të pranishëm në tribunat e Bernabeut për këtë ndeshje, shkruan ‘AS’, përcjell ‘lajmi.net’.
Cristiano Ronaldo biletën ka siguruar nga Real Madrid, ndërsa Messi ka kontaktuar direkt Federatën e Futbollit të Spanjës.
Të dy këta, me gjasë do të jenë afër njëri-tjetrit në tribuna, për të bërë edhe më madhështore finalen River Plate – Boca Juniros./Lajmi.net/