CR7 dhe Fernandes detyruan Lingard të festojë golin e fitores ndaj West Ham

Nuk ndodh shpesh që të jenë dy hero në një ndeshje.

Sport

19/09/2021 20:37

Por, fitorja e Manchester Unitedit 2 – 1 kundër West Hamit, ishte vërtetë dramë e madhe, transmeton lajmi.net.

David de Gea ndali penalltinë e Mark Noble në minutën e 95-të.

Vetëm disa minuta më herët, Jesse Lingard realizoi golin e epërsisë për Man United me një super gjuajtje nga distanca.

Lingard u duartrokitë edhe nga tifozët e West Hamit kur hyri në fushë në pjesën e dytë.

Lingard edicionin e kaluar ishte huazim te West Ham, ku shënoi nëntë gola në 16 ndeshje dhe iu ndihmuar të kualifikohen për Ligën e Evropës.

Flitej që Lingard do rikthehej, por shkaku që marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit, dështoi transferimi.

Lingard realizoi golin që doli të jetë i fitores, por dyshja Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo nuk ishin të lumtur që anglezi nuk festoi.

Të dy e shtynë drejtë te tifozët e Man Unitedit duke provuar ta lejojnë të festojë.

Por, Lingard nuk festoi duke treguar respekt për ish skuadrën, edhe pse buzëqeshi më të madhe./Lajmi.net/

https://twitter.com/xx_novio/status/1439607066881048579?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1439607066881048579%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1755478-cristiano-ronaldo-and-bruno-fernandes-forced-jesse-lingard-to-celebrate-man-utd-winner