Cozman mban këtë dhuratë të Tunës

Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna dhe reperi Cozman vite më parë kanë qenë në një lidhje dashurie.

ShowBiz

29/04/2018 13:40

Çifti shumë i pëlqyer për publikun i kishin dhënë fund lidhjes 3 vite më parë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kanë ndarë rrugët dhe në krah kanë partnerë të tjerë, madje Tuna është edhe nënë e një djali, Cozman duke se ende ndjen për këngëtaren.

Së fundi, reperi ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram në të cilën mban në dorë një mikrofon me emrin e tij.

Ishte pikërisht mikrofoni të cilin Tuna ia kishte dhuruar disa vite më parë me rastin e ditëlindjes.

Kjo fotografi ngjall dyshime se ai nuk e ka harruar ende këngëtaren edhe pse kanë ndarë rrugët. /Lajmi.net/