Cozman arrin në ‘të ëmblën shtëpi’ (Foto)

Cozman është kthyer në Londër, thotë 'nëse duan të shkojnë, i mbani derën hapur'.

ShowBiz

10/09/2015 22:18

Reperi i Babastars, Cozman është kthyer në vendin që e konsideron shtëpi.

Ai po kalon shumicën e kohës në Kosovë, ku edhe ka takuar tashmë ish-të dashurën e tij Tunën me të cilën edhe ka bashkëjetuar këtu, transmeton Lajmi.net.

Por, tani Cozman duket se do ketë më shumë kohë për të qëndruar në vendin kur ka jetuar rregullisht para se t’i hyjë skenës muzikore këtu, në Londër, vendin ku ai e konsideron shtëpi.

Ai gjithashtu para disa ditëve ka postuar një thënie e cila tani besohet se i është dedikuar ndarjes së Tunës me të, ku shkruan: “nëse dikush dëshiron të shkojë, mbani derën hapur për ta”./Lajmi.net