COVID19 në Shqipëri/ 14 të shëruar sot, numri i vdekjeve shkon në 7

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin infektiv.

Lajme

26/03/2020 23:45

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

Ndërsa lajmin për shërimin e 14 personave me koronavirus e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes Facebookut.