COVID-19, Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Lajme

25/10/2020 16:31

Pas takimit që pati me kabinetin e tij, në një konferencë për media Sanchez tha se nga nesër do të hyjnë në fuqi masa të reja, ku përfshihet edhe ora policore dhe ndalohen me raste disa udhëtime në disa rajone të shtetit.

“Ne po jetojmë në një situatë ekstreme, kjo është më seriozja në gjysmën e shekullit të fundit”, tha Sanchez, raporton Reuters.

Masa e kufizimit të lëvizjes u kërkua të jetë në të gjitha rajonet përpos ishujve Canary. Në Kuvendin e Spanjës do të votohet për gjendjen e jashtëzakonshme dhe pritet të miratohet për të zgjatur 15 ditë.

Sanchez kërkoi që kjo situatë të zgjasë saktësisht deri më 9 maj./Lajmi.net/