COVID-19 s’ka të ndalur në Rusi: 6.422 raste të reja dhe 156 vdekje

Rusia ka regjistruar mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19.

Bota

15/07/2020 10:20

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Rusia ka raportuar edhe 6.422 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin e saj në 746,369, e katërta më e larta në botë, raporton agjensia e lajmeve Reuters, transmeton lajmi.net.

Gjithsej 156 njerëz vdiqën me virusin në 24 orët e kaluara, thonë zyrtarët, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 11,770. /Lajmi.net/