COVID-19 shkatërron futbollin italian, 12 mijë klube po shuhen

Mediet në Itali raportojnë për katastrofën që po kërcënon futbollin shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Sport

02/04/2020 10:13

Aktualisht, në Italia janë mbi 80 mijë persona të infektuar, ndërsa më shumë se 13 mijë kanë vdekur.

Edhe në këtë situatë, italianët nuk ndalën së menduari edhe për sportin, që po kalon po ashtu situatë të vështirë.

Një paketë prej 400 milionë euro është përgatitur për të ndihmuar sportin në përgjithësi, me qeverinë që ka thënë se sporti italian nuk është vetëm Serie A.

Themeli i futbollit, klubet amatore dhe gjysmë amatore janë prekur rëndë nga kjo krizë.

Deri në 12 mijë klube janë në rrezik të shuhen, duke lënë një milion futbollist pa sportin e tyre të preferuar./Lajmi.net/