COVID-19, një pacient po trajtohet në Intensivë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë nga 94 sa janë të prekur nga Covid-19.

Lajme

30/03/2020 10:25

Sipas raportit, 32 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid-19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid-19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

  • 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;
  • 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

(Burimi i raportit: Klinika Infektive QKUK, raporti i hartuar nga Dr. Sadije Namani). /Lajmi.net/