COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

10:49 | 13 Qershor 2021

Që nga fillimi i COVID-19 e deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vdekur 599 mijë e 181 persona teksa gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 431 pacientë.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins numri i të infektuarve ka arritur në 33 milionë e 438 mijë e 248 persona me 11 mijë e 315 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 172 milionë persona, prej të cilëve mbi 142 milionë kanë marrë dozën e dytë.