Të Infektuar: 17.009

Të Shëruar: 14.716

Të Vdekur: 656

COVID-19 në Kosovë: Mbi 15 mijë të infektuar dhe 613 të vdekur

23:35 | 20 Shtator 2020

Ilustrim / Pacientë të infektuar me koronavirus të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë. Foto: Lajmi.net

Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 63 persona të infektuar me koronavirus.

Ka shkuar në 15 mijë e 63 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 61 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë dhe kanë ndërruar jetë dy të tjerë.

Lexo edhe: 

1880 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 570, kurse numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 613.

Sipas statistikave zyrtare të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 880 raste aktive me koronavirus. /Lajmi.net/