Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

COVID-19 në Kosovë, bilanci për sot: 19 të shëruar dhe 4 raste të reja

20:09 | 28 Maj 2020

Sot në Kosovë janë shënuar edhe 4 raste të reja me koronavirus, ndërs 19 pacientë janë shëruar.

Sot në Kosovë janë testuar 332 mostra të dyshimta të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve derisa vetëm 4 kanë rezultuar pozitive, shkruan lajmi.net.

Përveç numrit të vogël të rasteve të reja, lajmi tjetër i mirë është se 19 pacientë me koronavirus janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë është 1052 ndërsa 820 prej tyre janë shëruar dhe 30 kanë përfunduar në vdekje.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Kosovë është 202.

Kjo është komunikata e plotë e IKSHPK-së: 

NËNTËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!

Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.854.248 raste të COVID-19 dhe 359.812 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BARTË EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!

LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 SEKONDA!

LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!

LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!

JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Ju faleminderit për mirëkuptim!. /Lajmi.net/